Në spektaklin e së premtes të Big Brother VIP Kosova, është transmetuar një moment prekës që ka prekur si publikun ashtu edhe banorët.
U publikua biseda telefonike që Diana Tahiri, një nga banoret, kishte realizuar me babain e saj para disa ditësh.
Gjatë bisedës, dëgjohej babai i Dianës teksa i tregonte se kishte pësuar infarkt dhe se i duhej një operacion me rrezik të lartë.
Ai e informoi të bijën se ekzistonin 90% gjasa që të mos i mbijetonte ndërhyrjes kirurgjikale. Ky lajm tronditës bëri që Diana të merrte vendimin e menjëhershëm për të lënë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova atë ditë, për t’u kthyer pranë familjes së saj.
Në spektaklin e së premtes, Diana u lidh përmes Skype drejtpërdrejt nga Norvegjia, ku ndodhet aktualisht pranë familjes së saj.
Ajo shfrytëzoi mundësinë për të përshëndetur banorët dhe për të sqaruar situatën, duke falënderuar produksionin dhe publikun për mbështetjen. Diana theksoi se shëndeti dhe familja ishin prioriteti i saj më i madh në këtë moment të vështirë. /Telegrafi/
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...
Netanyahu i kërkon kabinetit të tij ta pranojë marrëveshjen ...
Abdixhiku falënderon qytetarët për mbështetjen: Prezenca jua...
Atletico bindëse pas pjesës së parë, Milani në baraspeshë