Google ADS

Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit disa ditë pasi LDK zbuloi se u dha grante familjarëve të Fitore Pacollit

19:56 | 22 Nëntor 2024
R J

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të LDK’së, Lumir Abdixhkut dhe kryetarit të Forumit Rinor të kësaj partie, Paris Gurit. Kjo erdhi pasi LDK’ja foli për grantet e dhëna nga Ministria e Bujqësisë për të afërmit e Fitore Pacollit.

Përmes një shkrimi në Facebook , Peci thotë se Abdixhiku, Guri dhe persona tjerë të LDK’së deshën të konstruktojnë fabrikime, sipas tij, duke tentuar t’i shtyejnë fermerët të deklarojnë se përkrahja e marrë në mënyrë meritore, nuk ishte e tillë, por e përfituar me anë të rryshfetit!

“Sipas ekipit të ekspertëve tanë këta dhe LDK-ja konsumuan këto vepra penale si mashtrimi, shtytja në lajmërim apo kallëzim të rremë, pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal dhe shantazh!”, shkroi Peci./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme