Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

19:03 | 22 Nëntor 2024
Q L

Duket tashmë pothuajse e sigurt se ky do të jetë sezoni i fundit i Andreas Christensen si lojtar i Barcelonës.

Pasi ka qenë jashtë fushave që nga muaji gusht pasi iu nënshtrua operimit në tendinin e Akilit, mbrojtësi danez ka humbur rëndësinë që kishte tek balugranasit.

Kjo edhe për faktin se klubi tashmë po planifikon të nënshkruaj me një mbrojtës të ri verën e ardhshme dhe shitja e Christensen do të krijonte më shumë hapësira.

Christensen është ende pjesë e planeve të Flick për këtë sezon, ani pse nuk do të jetë në gjendje të luajë deri në vitin 2025.

Barcelona kishte shpresuar se ai do të rikthehej në aksion në dhjetor, por sipas Catalunya Radio, 28-vjeçari është detyruar t’i nënshtrohet për herë të dytë.

Para se të kompletohet operimi, Christensen do t’i nënshtrohet një terapie rigjenerimi qelizore në tendinën e Akilit dhe pas kësaj blaugranasit do shpresojnë se do ta rikthejë versionin e tij më të mirë./Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme