Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvilloi sot një takim në Pentagon, Washington D.C, me nënsekretaren e Mbrojtjes për Politikat, Amanda Dory. Siguria dhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes mes SHBA-ve dhe Shqipërisë në funksion të agjendës së NATO-s, ishin disa nga temat e diskutimit.
Në kontekstin ku qeveria shqiptare po dedikon buxhetin më të konsiderueshëm të dy dekadave të fundit për mbrojtjen dhe sigurinë, Vengu theksoi se është e rëndësishme të bashkërendohen veprimet me aleatin strategjik për modernizim, zhvillim kapacitetesh, misione, mbrojtje kibernetike, dhe dinamikat e sigurisë në rajonin e Ballkanit.
“Biseduam gjithashtu për financimin e huaj ushtarak nga pala amerikane, për një modernizim gjithëpërfshirës të kapaciteteve të mbrojtjes të Forcave tona të Armatosura, duke e ndërlidhur dhe me prioritetin e qeverisë shqiptare për rijetëzimin e industrisë tonë ushtarake”, bëri të ditur Vengu.
Vengu nënvizoi se Shqipëria qëndron e palëkundur në përmbushjen e objektivave të NATO-s, duke forcuar kapacitetet kombëtare dhe duke kontribuar në sigurinë euroatlantike, krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës./atsh
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë