Vrasje me armë zjarri në Tropojë

15:59 | 22 Nëntor 2024
R J

Një person është vrarë me armë zjarri të premten në Tropojë.

Përmes një njoftimi policia shqiptare bëri me dije se rreth orës 13:40, në një lokal në fshatin Dojan, dyshohet se shtetasi F. M., rreth 35 vjeç, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. D., rreth 43 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës, specialistët e Hetimit të Krimeve, dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër, për lokalizimin dhe kapjen e autorit, raporton Euronews.al.

Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti,  si dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme