Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të forta që ka pasur gjatë natës së mbrëmshme dhe sot dhe rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova e Peja.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike, KEDS që kanë treguar se si shkak i kësaj situate, aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit.
Ndërkohë, paralajmërimet se gjatë ditës së sotme vendi do të jetë i goditur nga stuhi, kanë bërë që KEDS-i të mobilizohet me ekipe të shumta, të cilat në terren po punojnë që gjendja t’i rikthehet normalitetit.
“Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja. Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...