Kylian Mbappe nuk ishte pjesë e Kombëtares së Francës për ndeshjet me Izraelin dhe Belgjikën të zhvilluara në tetor në Ligën e Kombeve. Shpjegimi më pas ishte se ai u vu në dispozicion të Real Madridit për të shëruar dëmtimin e kofshës së majtë. Megjithatë, sulmuesi nuk ishte pjesë e skuadrës së Didier Deschamps as për takimet me Izraelin dhe Italinë në nëntor.
Deschamps shpjegoi mungesën njëri prej lojtarëve më të mirë në botë.
“Kam biseduar me Kylian dhe kam marrë një vendim. Është më mirë kështu… Mbappe donte të vinte”, tha Deschamps në konferencën për shtyp, por nuk përmendi nëse ishte lëndimi i sulmuesit të Realit.
Në dy muajt e fundit, Mbappe është zëvendësuar në rolin e kapitenit nga mesfushori i Al-Ittihad, N’Golo Kante, mesfushori i Realit, Aurelien Tchouameni dhe mbrojtësi i Liverpoolit, Ibrahima Konata, dhe gazeta L’Equipe shkruan se shiriti i kapitenit mund të mos kthehet më në dorën e Mbappes.
Sipas L’Equipe, Deschamps do të flasë me Mbappen nëse shiriti i kapitenit është bërë i tepërt për të, me stafin e kombëtares franceze të impresionuar nga lidershipi i Konates. Prandaj, ai duket si një pasardhës i mundshëm i Mbappes.
L’Equipe: Situata është komplekse
Gazetari francez Romain Molina, i cili ndiqet nga 550,000 njerëz në platformën X dhe ka shkruar për The Guardian, BBC dhe CNN, pretendoi në fillim të nëntorit se Mbappe nuk dëshiron të luajë për Francën ndërsa Deschamps është trajner për shkak të mosmarrëveshjeve të supozuara reciproke.
Deschamps kishte deklaruar se vendimi për të mos ftuar Mbappen për ndeshjet e nëntorit ishte unik për atë moment dhe theksoi se nuk kishte probleme shtesë.
Megjithatë, burime të paidentifikuara thanë për L’Equipe se ky ishte “një version i pasaktë ose jo i plotë i së vërtetës” dhe se “situata është më komplekse se kaq”.
“Është gabim të bindësh njerëzit se është vendim i përzgjedhësve. Më e rëndësishmja është që Mbappe ta gjen sërish lumturinë duke luajtur futboll. Pjesa tjetër do të vijë”, tha burimi për gazetën franceze.
Ndryshe, Mbappe luajti për Monacon dhe PSG-në para se të kalonte në Real Madrid këtë verë, pas përfundimit të kontratës së tij me parisienët. Në karrierën e tij ende të re, ai shënoi rreth 300 gola, ndërsa në moshën 25-vjeçare ka grumbulluar tashmë 86 paraqitje dhe 48 gola për kombëtaren franceze. /Telegrafi/
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut