Google ADS

Statuti i UP-së shkelet gjatë vlerësimit të studentëve

08:09 | 7 Prill 2015
Arbresh.info

Vetëm një e treta e profesorëve në Universitetin e Prishtinës respektojnë Statutin dhe vendimet e organit më të lartë vendimmarrës për çështje akademike, për sa i përket vlerësimit të studentëve në lëndët që ata ligjërojnë.

Kështu thuhet në një hulumtim që e ka bërë organizata studentore “Studim, kritikë, veprim”, i cili përfshin 11 njësi akademike, nga 14 sa ka gjithsej UP-ja, shkruan sot KD.

Sipas hulumtuesve, të dhënat janë paraqitur me lëndë dhe në secilin fakultet janë përfshirë të gjitha, ose shumica e departamenteve, nga të cilat rezulton se nga 1.040 lëndë, kolokuiume mbahen në vetëm 367, apo vetëm në 35.28% prej tyre.

“Kjo tregon se vetëm rreth 1 e treta e profesorëve mbajnë kolokuiume dhe i marrin parasysh rezultatet e tyre në vlerësim”, thuhet në këtë hulumtim

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme