Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuvend

18:13 | 21 Nëntor 2024
E.G

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka falënderuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin në lexim të dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2025.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se ky buxhet është në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve e bizneseve, shkruan Arbresh.info.

“Gjithsej 3.6 miliardë euro do të jenë në dispozicion për mbështetje të punëtorëve, familjeve, bizneseve, e sektorëve tjerë strategjikë. Falënderim i veçantë edhe për deputetët që votuan në këtë seancë maratonike!”, ka shkruar Murati në Facebook.

Buxheti i vitit 2025 u miratua me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme