Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë

17:37 | 21 Nëntor 2024
E.G

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev.

Në këtë takim, Presidentja Osmani e falënderoi ambasadorin Gudjev për angazhimin dhe përkushtimin gjatë mandatit të tij, duke vlerësuar lart kontributin në forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë.

Osmani theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë në mes dy shteteve, i cili ka kontribuar në avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si ekonomia, arsimi, kultura dhe mbështetja diplomatike.

Më tej, ajo shtroi nevojën e vazhdimit të mbështetjes bullgare në rrugëtimin euro-atlantik dhe në fuqizimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës./Arbresh.info/

Të ngjashme