Google ADS

Hamza: Me mua si kryeministër asnjë punëtor nuk do të lihet i vetmuar me problemet e përditshme të jetesës

15:44 | 21 Nëntor 2024
K.B

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se çdo prodhues, çdo ndërmarrës, çdokush që krijon vende pune në Kosovë, qeverinë time do ta ketë partnere.

Këto komente Hamza i bëri gjatë një takimi me punëtorët e një biznesi në Ferizaj.

Hamza premton se me të si kryeministër asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij.

“Ne do të punojmë pareshtur në krijimin e mundësive për familjet, fuqizimin e bizneseve dhe përmirësimin e kushteve dhe pagave për secilin punëtor. Këtë ua thash edhe punëtorëve në OM Group në Ferizaj. Me reforma që forcojnë barazinë dhe përmirësojnë standardin jetësor, ne do t’i përgjigjemi kërkesave të tregut dhe përmes Fondit të Papunësisë do të ofrojmë mbështetje edhe për punëtorët që i humbin vendet e tyre të punës. Me mua kryeministër, asnjë qytetar, asnjë punëtor, në asnjë rrethanë, nuk do të lihet i vetmuar në përballje me problemet e përditshme të jetesës dhe nuk do të ndjehet i braktisur nga shteti i tij”, shkroi Hamza në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme