Ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli ka thënë se ditëve të fundit disa njerëz e kanë quajtur atë ‘njeri të vitrave’ dhe ‘mashtrues të të varfërve’.
Pacolli me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo është një akuze e padrejtë, si dhe sjellje e pahijshme.
“Ditëve të fundit, disa njerëz arrogantë, pa skrupuj dhe të pashpirt më quajtën publikisht ‘njeri të vitrave’ dhe ‘mashtrues të të varfërve’.Është një akuzë e padrejtë, si dhe një sjellje e pahijshme, që mund të vijë vetëm nga disa njerëz arrogant, te paskupuj, njerëz “quasi” të dështuar, njerëz vetijak dhe ata që nuk mund të durojnë as veprimet humanitare të të tjerëve. Këta njerëz janë të damshëm, janë të frustruar e skandaloz dhe për t’i fshehur të bëmet e tyre nuk kursejnë asgjë”, shkruan kreu i AKR-së.
Tutje, ai thotë se ka dhuruar vitra në vlerë mbi 43 milionë euro.
“Mirë, për hir të informimit të drejtë dhe saktësisë, unë kam dhën edhe vitra po kam edhe të dokumentuara faktet se që nga viti 2006 deri tani, me fondet e mia personale, kam dhënë mbi 43 milionë euro për të ndihmuar ngitjën e infrastrukturës, së vëndit, ndertimin e rrugëve, ndërtimin e shtëpive për ata në nevojë, ndërtimin e shkollave, fakulteteve , hapsirave administrative te interesit vital, monumenteve, ndërtesave të trashigimisë, për shoqërinë, studentët, nxënësit, të sëmurët, familjet e varfëra, etj”, shkruan Pacolli.
Ai shton se nuk beson se këto specie njerëzish që po e akuzojnë mund të dëshmojnë se gjatë gjithë jetës së tyre kanë kontribuar ndokund qoftë edhe me 100 euro nga burimet e tyre personale./Arbresh.info/
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...