PDK rikthehet në Kuvend, amendamentet e tyre nuk përkrahen nga pozita

14:06 | 21 Nëntor 2024
E.H

Po vazhdon seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën po bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Disa nga deputetët opozitarë nga PDK-ja u kthyen në sallë për të propozuar e lexuar vetë amendamentet para deputetëve, te cilat propozime nuk morën mbështetje të deputetëve të pozitës.

Deputeti Mërgim Lushtaku ndërkaq kërkoi që të lexohen edhe amendamentet e propozuara nga ata deputet opozitar që nuk janë në sallë, por që, sipas tij, është e rëndësishme që qytetarët të jenë të informuar për propozimet e tyre./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme