Google ADS

Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Turqia

13:38 | 21 Nëntor 2024
K.B

Është arrestuar një shtetas turk nga Policia e Kosovës.

38 vjeçari kërkohej për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare” .

“Sot me datë 21.11.2024 rreth orës 11:30, si rezultat i angazhimeve dhe hetimeve paraprake është arritur të lokalizohet dhe arrestohet një i dyshuar shtetas turk me inicialet S.Y., i lindur 1986.
I njëjti ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar, të lëshuar nga Turqia me qëllim të vuajtjes së dënimit prej shtatë viteve burgim efektiv, për kryerjen e veprës penale, “Keqpërdorim i kartelave bankare”, thuhet në njoftimin nga policia.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 ore për të vazhduar me procedurat tjera të parapara për raste të tilla./Arbresh.info/

Të ngjashme