Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhërarrest për kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu

13:23 | 21 Nëntor 2024
K.B

Gjykata Ndërkombëtare Penale e Drejtësisë ka lëshuar urdhër arrest për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.

Netanyahu akuzohet për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza. Për të njëjtën akuzë, u lëshua urdhër arrest edhe për ish ministrin izraelit të Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Kjo gjykatë lëshoi urdhër arrest edhe për zyrtarin e Hamas, Mohammed Diab Ibrahim Al- Masari, për rolin e tij në sulmin terrorist të 7 tetorit.

Me më shumë se 43.000 palestinezë të vrarë në Gazë, sipas autoriteteve shëndetësore, kërcënimi nga uria, veçmas në veri të enklavës, dhe pa sinjale për përfundimin e luftës, të 10 anëtarët e Këshillit vendosën që fillimisht të përqendroheshin në një armëpushim.

Gjatë sulmit të 7 tetorit të vitit të kaluar, Hamasi vrau afër 1.200 persona – shumica civilë – dhe rrëmbeu 250 persona të tjerë. Afër 100 pengje janë ende në Gazë dhe një e treta e tyre besohet se kanë vdekur./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme