Tahiri bën thirrje që të mos votohet buxheti: Do të turpërohemi

12:58 | 21 Nëntor 2024
E.K

Kuvendi i Kosovës do të shqyrtojë sot në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2025.

Në fjalën e tij, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e cilësoi shqyrtimin e këtij buxheti si një proces të turpshëm, duke theksuar se është realizuar në mënyrë të përshpejtuar dhe pa mundësi për deputetët të kontribuojnë në diskutimin dhe hartimin e tij.

“Kjo lidhet me mostrajtimin dhe mos-sjelljen në Kuvend të kërkesave buxhetore që vijnë prej organizatave buxhetore. Asnjë kërkesë e asnjë organizate buxhetore, po flas për kërkesa që vijnë nga komuna që udhëhiqen nga AAK-ja, kërkesa nga komuna e Rahovecit që nuk janë trajtuar e që janë gjashtë, tre janë nga Gjakova dhe një kërkesë që vjen nga Deçani”, tha Tahiri.

“Procedura se si ka ardhur buxheti i vitit 2025 në lexim të dytë është procedura e cila do ta turpëroj përgjithnjë në jetën parlamentare shumicën. Seanca kundërligjshme u fut në rend dite, me procedurë të përshpejtuar duke e ngulfatur mundësin e deputetëve që të marrin pjesë të diskutojnë, si dhe të kontribuojnë në hartimin e buxhetit të shtetit. Është një moment që do të turpëroj të gjithë ata që votojnë këtë ligj për shkak se ju ka pamundësuar secilës organizatë buxhetore që të diskutohet”, tha ai./Arbresh.info

Të ngjashme