Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica – Xhelili ka mbështetur fjalimin vjetor të presidentes së vendit, Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës.
Kica – Xhelili ka shpërndarë një citat të presidentes Osmani e cila thotë se nënshkrimi i Presidentit të Amerikës ka më shumë rëndësi se nënshkrimi i Presidentit të Serbisë, përcjell Arbresh.info.
Sipas saj, ky është një realitet që LDK e ka thënë vazhdimisht.
““Thënë troç, për mua, më shumë sesa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës. Shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë.” Pjesë nga fjalimi i sotëm i Presidentes Vjosa Osmani Pjesë e një realiteti të PAKONTESTUESHËM që LDK e ka thënë vazhdimisht. Ata që duan ta shohin situatën racionalisht, e shohin, herët a vonë!”, ka shkruar Kica – Xhelili në Facebook./Arbresh.info
Policia e Kosovës demanton Serbinë për të pavërteta: S’kalua...
Arioni-Gresës: Ti ke ndjenja për Vullnetin
Kumbaro ndan pamje nga Kisha e Shën Marisë, u uron përmetarë...
3.6 miliardë euro për 2025, Kurti: Ky buxhet është i qytetar...
Incidenti me armë në Prishtinë, gjendja e dy të lënduarve ës...
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor