Suedia pritet të ankohet për shkak të humbjes së Kosovës me rezultat zyrtar ndaj Rumanisë

11:45 | 21 Nëntor 2024
K.B

Federata Suedeze e Futbollit pritet të ankohet për vendimin e UEFA-s që i dha Rumanisë fitoren me rezultat zyrtar në ndeshjen e ndërprerë me Kosovën.

Të mërkurën, UEFA vendosi t’i japë Rumanisë një fitore 3–0 në ndeshjen e Ligës së Kombeve për shkak të refuzimit të Kosovës për të përfunduar lojën.

Rezultati ishte 0–0 dhe ndeshja ishte në kohën shtesë kur lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha në Bukuresht në shenjë proteste kundër turmës që brohoriste “Serbia, Serbia”.

Megjithatë, Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ankesa do të dorëzohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

Sipas kanalit të futbollit TV4, vendimi ndikon në shanset e Suedisë për Kampionatin Botëror, pasi Rumania tani bëhet skuadra më e mirë në Divizionin C dhe në këtë mënyrë renditet përpara Suedisë midis fituesve të grupeve në Ligën e Kombeve.

Katër fituesit e grupeve, të cilët nuk përfundojnë në vendin e dytë në grupin e tyre kualifikues të Kampionatit Botëror, do të marrin një vend në play-off për Kampionatin Botëror 2026.

Kështu, Federata Suedeze e Futbollit do të hetojë mundësinë e apelimit të vendimit të UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë.

“Është për të ardhur keq që incidentet jashtë fushës kanë ndikim në rezultatin sportiv dhe prekin të dyja skuadrat e përfshira dhe neve”, ka thënë menaxheri suedez Kim Kallstrom në një mesazh për Football Channel. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme