Vrasja e 14-vjeçarit nga bashkëmoshatari, qytetarët nisin marshimin në Tiranë

11:34 | 21 Nëntor 2024
E.H

Pas ngjarjes së rëndë në Tiranë që tronditi opinionin publik me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, qytetarët kanë nisur një marshim këtë të enjte.

Marshimi ka nisur nga shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, pranë së cilës Martin Cani u qëllua me thikë për vdekje nga një bashkëmoshatar i tij.

Qytetarët apelojnë që të merren masa për të rritur sigurinë e fëmijëve të tyre nëpër shkolla./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme