Arabia Saudite ka filluar përgatitjet intensive për Kampionatin Botëror e vitit 2034, duke bërë investime të mëdha në infrastrukturën e stadiumeve për të pritur këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.
Një nga projektet kryesore është ndërtimi i stadiumit “King Salman” në Riad, i cili pritet të përfundojë deri në vitin 2029.
Ky stadium do të ketë një kapacitet prej 92 mijë vendesh, duke u bërë stadiumi më i madh në vend.
Studio “Populous” është zgjedhur për të projektuar dhe ndërtuar këtë stadium të ri, i cili premton të jetë një nga më të bukurit në botë.
Përveç fushave të futbollit, stadiumi do të përfshijë edhe disa pishina me përmasa olimpike, një sallë pritjeje moderne dhe rreth 2,500 vende parkimi, duke ofruar një eksperiencë të plotë për të gjithë vizitorët.
Projekti gjithashtu do të ketë objekte tregtare, një zonë të dedikuar për tifozët dhe një pistë atletike, duke e bërë atë një destinacion tërheqës jo vetëm për sportin, por edhe për aktivitete të tjera kulturore dhe rekreative.
Ky zhvillim është pjesë e strategjisë së Arabisë Saudite për të siguruar një organizim të suksesshëm të Botërorit 2034, duke demonstruar aftësinë e vendit për të pritur ngjarje të mëdha.
Po ashtu e ka të rëndësishëm ky vend që të krijojë ambient mikpritës për të gjithë pjesëmarrësit dhe vizitorët nga e gjithë bota. /Telegrafi/
Kurti: Kushtet për takimin me Vuçiqin janë të njejta, të dor...
Bogujevci: Serbia nuk ndryshon kurrë, vendi duhet të fuqizoh...
“Diamanti” Shpendi, talenti “kuqezi” më i kërkuari në Apenin...
“Nëse e bëjë këtë dal nga shtëpia”, Gresa i tregon Lelës për...
Caktohen dy seanca në dhjetor për çështjen ndaj Bahtijarit, ...
Nga një muaj arrest shtëpiak për avokaten Sheholli dhe përmb...