Ndonëse festat e fundvitit po afrohen, ende ka dilema lidhur me dispozitat ligjore për organizimin e aktiviteteve festive në kryeqytet për shkak të disa mospajtimeve ndërmjet komunës dhe ministrisë së pushtetit lokal.
Atmosfera festive prej vitesh është shtrirë në sheshet e kryeqytetit gjatë kremteve të fundvitit. Ky organizim ka mundësuar argëtim me verë e çokollatë të nxehtë, pavarësisht motit të ftohtë. Madje ngjarjet e tilla janë të mirëseardhura për të rinjtë e kryeqytetit dhe studentët nga qytetet tjera.
“Atmosfera si bëhet këtu nuk bëhet askund tjetër. Muzika që bëhet me skena e me koncerte, janë më të mirat”, u shpreh një i ri.
“Zakonisht pas fakukltetit vimë këtu edhe bëhet atmosferë shumë e mirë. Na pëlqen shumë atmosfera që bëhet me njerëz rreth e rreth”, tha një student.
Por sivjet, vendimmarrja e Komunës së Prishtinës lidhur me organizimet e kësaj natyre është kontestuar nga MAPL-ja, me arsyetimin se janë bërë disa gabime.
Një qëndrim të tillë e ka shprehur edhe LVV-ja në Prishtinë.
“Komuna nuk është monarki me bë çka të dojë vet. Komuna nuk është biznes privat. Komuna dhe ndërrmarjet publike e kanë për detyrë me ia bë qytetarëve dhe bizneseve të Prishtinës një jetë më të mirë e jo me ua vështirësu”, tha Petrit Reçica, asamblist i VV-së në Prishtinë.
Megjithëkëtë “SportMarketing” ka deklaruar për RTK-në se vendimmarrja e Komunës së Prishtinës është e ligjshme meqë ka të bëjë vetëm me kompetencat për organizimin e festivaleve që mbahen në sezonin dimëror dhe veror.
“Në këtë vendim nuk ceket askush që jep në shfrytëzim pronë, apo jep në shfrytëzim diçka që del jasht kompetencave. Ky vendim e thekson shumë qartë: që jep një kompetencë për organizim të fëstivaleve “Verë n’dimër” dhe “Akull n’verë”, dhe këtu përfundon”, deklaroi Bardh Krasniqi – kryeshef ekzekutiv në NPL Sport Marketing.
Ekzekutivi i Komunës së Prishtinës ende nuk i ka kthyer përgjigje zyrtare ministrisë. Për këtë ka edhe tri ditë në dispozicion.
Në anën tjetër zv/ministri i MAPL-së, Arbër Vokrri, ka sqaruar se kjo ministri ka adresuar kërkesën për rishqyrtimin e vendimit të kryetarit Përparim Rama sipas afateve ligjore dhe se, në të kundërtën, lënda do të procedohet në gjykatë për shqyrtim.
“Kam arritur të bisedoj shkurt me Kabinetin e kryetarit Rama dhe jam në pritje që të më jepet një përson zyrtar që është më kompetent për ta diskutuar edhe një herë këtë çështje, por ndërkohë afati ligjor rrjedh, dhe nëse nuk ka një reflektim brenda tre ditësh atëherë patjetër si çështje do të përfundojë në gjykatë”,u shpreh Arbër Vokrri, zv.ministër i MAPL-së.
Ndonëse festat e fundvitit po afrohen, ende ka dilema lidhur me dispozitat ligjore për organizimin e aktiviteteve festive.
Osmani kërkon që FSK-së t’i krijohen shtesat e rreziks...
Osmani: Drafti i Asociacionit t’i lihet ShBA-së, jo Lajçakut...
“Dialogu me Serbinë ishte i pabalancuar dhe i padrejtë për K...
Rusia lëshon një raketë balistike ndërkontinentale në Ukra...
Ukraina thotë se Rusia ka lëshuar një raketë balistike ndërk...
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...