Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka bërë thirrje për të rritur gatishmërinë e strukturave të sistemit të Mbrojtjes Civile, si dhe të institucioneve që administrojnë hidrovoret, rezervuarët, infrastrukturën rrugore, furnizimin me energji elektrike, furnizimin me ujë, monitorimin e nivelit të lumenjve dhe çdo strukturë tjetër në funksion të menaxhimit të emergjencave civile.
Sipas AKMC vendi ynë pritet të ketë reshje të dendura gjatë ditëve në vijim, kryesisht në veri të vendit.
Bazuar në informacionin e dërguar nga Qendra e Koordinimit të Emergjencave Civile në Bruksel, Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, të premten, më 22 nëntor, priten reshje “intensive” deri “shumë intensive” në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan.
Në qarqet e tjera priten reshje mesatare, të cilat lokalisht mund të arrijnë deri në nivelin “intensive”.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje prefekturave dhe bashkive të mobilizojnë strukturat për menaxhimin e emergjencave civile dhe të monitorojnë situatën në zonat me rrezik më të lartë.
/rtsh.al/
Osmani kërkon që FSK-së t’i krijohen shtesat e rreziks...
Osmani: Drafti i Asociacionit t’i lihet ShBA-së, jo Lajçakut...
“Dialogu me Serbinë ishte i pabalancuar dhe i padrejtë për K...
Rusia lëshon një raketë balistike ndërkontinentale në Ukra...
Ukraina thotë se Rusia ka lëshuar një raketë balistike ndërk...
Osmani: Në Serbi po ndodh spastrimi etnik i shqiptarëve, ndë...