Gjetja e municionit në veri, Sveçla: S’është thjeshtë mbetje e bandave kriminale, por edhe vendstrehim për plane të errëta

20:26 | 20 Nëntor 2024
E.G

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar aksionin e dyditor të policisë në veri, ku u gjetën sasi municioni e uniforma ushtarake.

Sveçla me anë të një postimi në Facebook thotë se gjetjet janë vendstrehim i armëve për planifikimet e errëta të bandave kriminale në veri, shkruan Arbresh.info.

”Për dy ditë radhazi ka vazhduar aksioni i Policisë së Kosovës në veri të vendit ku në lokacione të ndryshme janë gjetur sasi e konsiderueshme e armëve, municionit e uniformave dhe pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave.”, ka shkruar ai.

“Këto nuk janë thjeshtë mbetje të bandave kriminale e terroriste por edhe vendstrehim i armëve për planifikimet e tyre të errëta. Si Qeveri e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë e Kosovës dhe të gjitha institucionet tjera jemi të përcaktuar qartë që rendi juridik e kushtetues, sovraniteti e integriteti, rendi dhe ligji, liria, barazia e drejtësia do të mbizotërojnë gjithandej shtetit tonë”, u shpreh ai./Arbresh.info/

Ndryshe, policia në Zubin Potok ka gjetur:

– Uniformë ushtarake
– Pjesë të pushkëve të gjata
– Jelek taktik
– Gas maska
– Një tytë e pistoletës,
– Një palë pranga dhe
– 1471 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

LEXO EDHE:

Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake

 

Të ngjashme