Konferenca “Inovacionet drejt digjitalizimit të shërbimit kadastral” e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, solli perspektiva të reja dhe nevojën e prezencës digjitale të shërbimeve kadastrale.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu ka theksuar se Ligji për Infrastrukturën Kombëtare dhe Informacionit Hapësinor, Ligji për Kadastër dhe Pronë të Paluajtshme, qasja online e shërbimeve pronësore dhe kadastrale janë disa nga të arriturat drejt digjitalizimit të shërbimeve publike kadastrale.
“Kemi punuar intensivisht për të transformuar e digjitalizuar shërbimet publike në fusha të rëndësishme, siç janë shërbimet gjeodezisë, shërbimet për arkitekt dhe inxhinore dhe shërbimet që lidhen me direktivat e BE-së. Këto procese ndihmojnë në përmirësim e efikasitet dhe uljen e informalitetit në shërbimet publike”, ka thënë ai.
Drejtori i AKK-së, Avni Ahmeti, ka thënë se modernizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve kadastrale nuk është vetëm një domosdoshmëri, por një përgjegjësi ndaj qytetarëve.
“Kemi eliminuar burokracinë, kemi reduktuar dokumentacion e tepërt, kemi rritur efikasitetin dhe mbi të gjitha kemi ofruar mbrojtjen e konfidencialitetit në të dhënat personale. Është edhe lansimi i platformës për regjistrimin e adresës zyrtare të vendbanimit përmes e-Kosovës. Kjo nismë i mundëson qytetarëve që të regjistrojnë adresën e tyre online. Me miratimin e ri të Ligjit për kadastër kemi krijuar bazën ligjore për avancimin e sistemeve që do të prezantohen sot. Me këto ndryshime kemi hapur rrugën edhe për hapjen e të dhënave”, ka thënë ai.
Drejtori i zyrës për Demokraci dhe Qeverisje në USAID, Noel Bauer, ka thënë se reforma në sistemin kadastral ndikon edhe në uljen e korrupsionit dhe shtyn para zhvillimin ekonomik.
“Një prej shtyllave kryesore të bashkëpunimit tonë ka qenë digjitalizimi i shërbimeve dhe i dosjeve të hapura kadastrale. Këto e ulin punën administrative dhe përditësojnë të dhënat që i kemi në shërbime. Janë kritike edhe për uljen e korrupsionin dhe shtyjnë përpara zhvillimin ekonomik dhe kjo e lejon mandej kapitalin që të shkojnë drejt mundësive të reja që të krijohen vlera për sipërmarrësit dhe qytetar dhe të krijohen vende pune për qytetaret e Kosovës”, ka thënë ai.
Ndërkaq presidenti i “EuroGeographics”, Tomaž Petek, ka thënë se janë në përkrahje të mbi 60 anëtarëve të saj duke ndarë përvojat më të mira që duke lehtësuar qasjen në të dhëna dhe shërbime dhe ekspertiza./rtk
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...