Google ADS

Oficeri i FSK-së, diplomon në SHBA

13:50 | 20 Nëntor 2024
K.B

Oficeri i FSK-së, Durim Behluli ka përfunduar Kursin e Kapitenit të Karrierës për Artileri të realizuar në Shkollën e Artilerisë Fushore në Oklahoma, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA ).

FSK njofton se pjesëmarrës ishin rreth 50 oficerë nga 10 shtete të ndryshme të botës.

“Qëllimi i këtij kursi është përgatitja e oficerëve për detyrat si oficer shtabor në nivel batalioni-brigade dhe komandantë të baterive të artilerisë. Kursi ishte i ndarë në modulet: doktrina e përgjithshme e operacioneve dhe trajnimeve, planifikimi i mbështetjes me zjarr kontrollimi i zjarrit, planifikimi i operacioneve të batalionit të artilerisë dhe bateria e artilerisë”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja.

FSK po ngrit kapacitetet e saj me standardet më të larta dhe në shkollat më prestigjioze në botë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme