Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, të kryesuar nga Josef Zellmeier.
Pasi i falënderoi për vizitën e tyre, Konjufca shprehu mirënjohjen për kontributin dhe mbështetjen e Gjermanisë, si në të shkuarën ashtu edhe aktualisht.
Ai potencoi se për lidhjen e ngushtë mes dy shteteve tona kontribut të madh ka edhe mërgata e Kosovës që jeton dhe punon në Gjermani, duke përfshirë edhe rajonin e Bavarisë, e që në këtë mënyrë ata i kanë sjellë edhe më afër vendet tona.
Në vijim, Konjufca foli mbi nevojën që bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve të thellohet edhe më tutje dhe në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe atë parlamentare.
” Konjufca e njoftoi kryetarin e komisionit Josef Zellmeier me synimet dhe angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për sigurinë, shtetin e së drejtës dhe për fuqizimin e mëtejshëm të demokracisë, duke i quajtur këto një parakusht të domosdoshëm të zhvillimit ekonomik. Po ashtu, ai shtoi se Kuvendi i Kosovës aktualisht është i angazhuar me miratimin e buxhetit për vitin 2025, që prek çdo qytetar dhe që paraqet një vizion për t’ia kthyer atyre në mënyrën më të mirë të mundshme atë buxhet të grumbulluar prej vetë atyre”, thuhet në njoftimin për media.
Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa të Parlamentit të Bavarisë, Josef Zellmeier, në emër të tij dhe të pjesëmarrësve të tjerë e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu nevojën e thellimit të raporteve të mira, sidomos mes Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit të Bavarisë. Ai shprehu gatishmërinë për angazhim në drejtim të këtij bashkëpunimi dhe nevojën për tejkalimin e sfidave që dalin përpara./Arbresh.info/
Përfundon dëshminë dëshmitari i 105-të në rastin Thaçi dhe t...
Aksident trafiku në Sllatinë, lëndohen dy persona
Çka po i mungon Rovenës brenda shtëpisë
Arrestohet një person në Prishtinë, ishte dënuar me dy vite ...
Barcelona në gatishmëri, Napoli është gati të shesë Kvaratsk...
Lela dhe Leo diskutojnë për raportin e tyre