Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, mbi 20 të vrarë në Haiti

12:47 | 20 Nëntor 2024
K.B

Më shumë se 20 anëtarë të dyshuar të një bande u vranë në Haiti pasi vendasit iu bashkuan policisë në përballjen e një tentative sulmi në një periferi të pasur të Port-au-Prince, tha sot policia lokale.

Vendasit u barrikaduan në rrugët e periferisë të martën, ndërsa përdorën hanxhar dhe çekiç për të mbrojtur lagjen nga një tjetër sulm i bandës, raporton Reuters.

Një korrespondent i Reuters raportoi se kishte parë të paktën 25 trupa në disa lagje, ku banorët dogjën trupat e kriminelëve të dyshuar dhe zyrtari i policisë Lionel Lazare i tha agjencisë se rreth 30 njerëz ishin vrarë.

“Popullsia qëndroi me Policinë Kombëtare të Haitit në këto momente. Ata do të vazhdojnë të punojnë krah për krah”, tha ai.

Lazare më herët i tha radios lokale se policia përgjoi burra të armatosur që udhëtonin me furgona dhe sekuestruan armë, duke përfshirë një kallashnikov./euronesw

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme