Grantet në bujqësi, Abdixhiku: Do t’i ktheni ato para cent më cent

11:50 | 20 Nëntor 2024
E.H

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ata që kanë futur duart në pasurinë e qytetarëve të Kosovës, do t’i kthejnë ato para cent më cent.

Mesazhi i tij vjen pas raportimeve se ministri i Bujqësisë, Faton Peci i ka dhënë grant prej 100 mijë euro vëllait të deputetes Fitore Pacollit, përcjell Arbresh.info.

Këtë deklarat, kreu i LDK-së e bërë gjatë një tubimi me qytetarët në Fushë Kosovë.

“Kam takuar bujq që punojnë një vit të tërë për t’i humbur produktet e bëra me mund e me zemër dhe këta bujq nuk kanë vëllezër e motra në Qeveri për t’i marrë 100 mijë euro grant për katër ditë. Nuk kanë as shokë në ministri për ti marrë. Bujqit e Kosovës nuk duhet të kenë një shtet që edhe i vjedhë, edhe i shkelë dhe paturpësisht i shikon në sy pa pendesë. Unë kam një mesazh për ata që kanë futur duart në pasurinë e qytetarëve të Kosovës: Do t’i ktheni ato para cent më cent”, ka thënë Abdixhiku./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme