Sot hapet selia e re e Shoqatës Humanitare “Bereqeti”, merr pjesë edhe Kurti

11:19 | 20 Nëntor 2024
K.B

Sot do të bëhet hapja zyrtare e selisë së re e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”.

Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësuesit nga Ministria e Vakëfeve dhe Çështjeve Fetare Islame të Katarit, Muhamed al Menai dhe zëvendësi i tij dr. Sead al Kaëari, si dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti.

Ceremonia do të mbahet duke filluar nga ora 14:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme