Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, është duke mbajtur një takim informues me gazetarët, ku ka shpërndarë synimet dhe planet e tij për zhvillimin e institucioneve akademike.
Gjatë këtij takimi, Hajrullahu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me mediat për të promovuar transparencën dhe për të informuar publikun mbi përparimet dhe sfidat e Universitetit të Prishtinës.
“Kam menduar me këtë rolin që kam ta ftoj një takim me gazetarë. Do të punojmë bashkë dhe do të njoftohemi me mua për ta sqaruar rolin për këtë funksion që jam duke e ushtruar. Në parim botëkuptimi im është që ne në asnjë formë nuk jemi në anë të kundërta synimi jonë është i përbashkët.
Ai theksoi se përparimi i Universitetit të Prishtinës është thelbësor për të garantuar cilësinë e arsimit dhe për t’u përballur me sfidat që mund të dalin.
“Ne duhet ta kemi qëllim që Universitetin e Prishtinës si ta arrijmë ta shtyjmë disa hapa përpara duke e arritur cilësi. Pa e avancuar funksionimin e Universitetit do të kemi vështirësi të mëdha. Ne nuk mundemi të ja lejojmë vetit që ne të dështojmë të mos arrijmë progres”, tha ai.
Sipas tij transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat kryesore për ta avancuar Universitetin e Prishtinës. /Arbresh.info
LDK-ja prezanton sot programin për shëndetësinë
Izraeli shënjestron jugun e Libanit, vret tre ushtarë
Shoqata “Bereqeti” hap dyert në Lipjan, Tërnava:...
Rusia mohon të jetë e përfshirë në dëmtimin e kabllove në De...
Komiteti Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve mbajti taki...
Kosova në vazon e katërt në shortin e kualifikimeve për Kamp...