Google ADS

Kurti vizitoi njërën nga depot me armatim të ushtrisë së Kosovës

10:33 | 20 Nëntor 2024
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka njoftuar se mbrëmë së bashku me gjeneralin e FSK-së, Bashkim Jashari dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci kanë vizituar njërën nga depot ku janë vendosur furnizimet e fundit me armatim për ushtrinë tonë.

Në Facebook, Kurti ka publikuar një video nga vizita teksa ka shkruar se kjo është vetëm një pjesë e vogël e armatimit.

“Ky armatim modern është në kuadër të blerjeve dhe furnizimeve të vazhdueshme që jemi duke i bërë për forcën tonë dhe është vetëm një pjesë fare e vogël e sasisë më të madhe të armatimit të këmbësorisë që ndonjëherë kemi marrë”, tha Kurti.

“Ngritja e kapaciteteve tona ushtarake ka qenë dhe do të jetë gjithnjë në shërbim të mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit tonë territorial dhe të ruajtjes së paqes dhe sigurisë”, shtoi Kurti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme