Ismaili pranon letër urimi nga guvernatori i Bankës së Anglisë me rastin e 25-vjetorit të BQK-së

09:59 | 20 Nëntor 2024
K.B

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i ka dërguar një letër Guvernatorit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili duke e uruar atë dhe BQK-në me rastin e shënimit të 25-vjetorit të themelimit.

Siç njofton BQKA-ja, me anë të një komunikate për media, letra nënvizon progresin e jashtëzakonshëm për ndërtimin nga e para të një banke qendrore moderne dhe vlerëson punën e palodhur dhe vendosmërinë e të gjithë stafit të BQK-së.

Tutje, Bailey theksoi rëndësinë e Bankës Qendrore në mbështetjen e ekonomisë së vendit, duke siguruar një sistem të sigurt të pagesave dhe një sistem të besueshëm bankar.

“Përveç kësaj, nga Banka e Anglisë ishte deleguar Drejtoresha Ekzekutive e Pagesave të Bankës, znj. Victoria Cleland, e cila mori pjesë në shënimin 25-vjetorit të BQK-së, duke qenë folëse në Konferencën Ndërkombëtare, në panelin e parë me titull “Integrimi në SEPA, transformimi digjital dhe implikimet tek shërbimet financiare”, thuhet në njoftimin e BQK-së./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme