“U zumë sepse po më shikonte”, zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit që vrau shokun e klasës në Tiranë

09:30 | 20 Nëntor 2024
E.H

Është zbardhur dëshmia e të miturit që vrau një 14-vjeçar pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë ditë më parë.

Sipas burimeve të A2cnn, pasditen e së martës ai është marrë në pyetje dhe ka deklaruar: “Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishim lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët, si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes, ndodhi ajo që ndodhi”.

I pyetur nëse është penduar, ai nuk ka pranuar të flasë.

Ndërkohë, as thikën nuk ka treguar se ku e ka fshehur. Ai ka thënë se nuk e kishte në shkollë brenda, por e kishte fshehur diku aty afër.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme