Google ADS

Shqipëria mposhtet dhe eliminohet nga Liga B

22:40 | 19 Nëntor 2024
D.H

Shqipëria është mposhtur nga Ukraina në “Air Albania” me rezultat 1-2 në kuadër të rrethit të fundit në Ligën e Kombeve.

Ukrainasit e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar dy gola brenda 10 minutave, shkruan Arbresh.info.

Zinchenko në minutën e pestë realizoi për 1-0, kurse rezultatin e dyfishoi Yaremchuk pesë minuta më vonë.

Pjesa e dytë ishte me iniciativën e Shqipërisë, derisa shënoi vetëm një gol me Nedim Bajramin nga penalltia në minutën e 76-të.

Deri në fund kuqezinjtë u munduan të shënojnë golin e barazimit mirëpo nuk ia arritën dot.

Pas gjashtë ndeshjeve, Shqipëria është e fundit me shtatë pikë dhe eliminohet nga Liga B e Kombeve.

Teksa liderë i grupit është Çekia me 11 pikë, Ukraina renditet e dyta me tetë pikë teksa me një pikë e treta është Gjeorgjia./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme