“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena këshillojnë Gjestin për Xhenetën

18:34 | 19 Nëntor 2024
E.G

Xuxi dhe Rovena kanë shprehur shqetësimin e tyre ndaj Gjestit për lidhjen me Xhenetën, duke e këshilluar që të mos lejojë lojën të marrë përparësi ndaj ndjenjave të tij.

Sipas tyre, Xheneta nuk ka ndjenja të sinqerta për Gjestin dhe po vepron më shumë për interes apo strategji.

Ata i sugjeruan Gjestit që të analizojë situatën më me qetësi dhe të mendojë.

Rovena, tutje e krahasoi lidhjen e tyre me të Arionit dhe Dianës, derisa tha se e njëjta nuk duhet ta vendos lojën mbi atë (Gjestin).

“Ajo është gabim, ajo ndoshta ty të do por nuk duhet ta vendos lojën mbi ty”, u shpreh Rovena.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme