Google ADS

Vrasja e adoleshentit në Tiranë – Mbahet 1 minutë heshtje nga protestuesit para parlamentit

18:14 | 19 Nëntor 2024
R J

Ka nisur tubimi i opozitës përpara parlamentit, teksa pritet që të miratohet projekt-buxheti i vitit 2025 në Kuvend.

Protestuesit janë mbledhur përpara Kuvendit, të pajisur me çadra, edhe pse jashtë po bie shi, transmeton klankosova.tv.

Në një moment, protestuesit kanë mbajtur një minutë heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Ashtu siç ka paralajmëruar edhe lideri i PD-së Sali Berisha, protesta mbahet kundër projekt-buxhetit 2025, që opozita e konsideron antisocial.

Të ngjashme