Raketa amerikane godasin Rusinë, Meçollari: Integriteti territorial i Ukrainës, i padiskutueshëm

17:23 | 19 Nëntor 2024
Q L

Ish-zëvendës Komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari, foli në “Faqja 4” në ABc News, për luftën në Ukrainë. Ai u shpreh se Vladimir Putin kërkon të rrisë nivelin e kërcënimit.

Gjatë intervistës, Meçollari nënvizoi se në luftë është përfshirë edhe Koreja e Veriut dhe se mijëra trupa të Kim Jong janë tashmë në krah të Ukrainës.

“Ukraina zotëron edhe disa asete të tjera siç janë dronë apo raketa të lëshuara nga ajri…Në gjykimin tim pavarësisht se luftimet në terren gjatë këtij dimri do të jenë të bllokuara dhe do të ngadalësohen, por ne do të shohim që lufta do të jetë luftë ajrore… Goditja e një vendi të tretë që i ka dhuruar armë Ukrainës përbën një shkelje të të drejtës kombëtare, sepse të dhurosh armë një vendi tjetër nuk do të thotë që je palë e tretë në luftim. Por Koreja e Veriut ka hyrë me trupa duke u bërë palë. Por çdo përdorim i armëve taktike bërthamore, do të tregojë që Rusia është e dobët, dhe do të humbasë shumë aleatë të asaj”, u shpreh ai.

Meçollari u ndal edhe tek vendimi i Biden për të lejuar Ukrainën  të sulmojë Rusinë me raketa me rreze të gjata, duke theksuar se Trump pas këtij autorizimi ka “heshtur”.

Më tej nënvizoi se Europa është shprehur e qartë se integriteti territorial i Ukrainës, është i padiskutueshëm.

“Unë shpresoj që Biden dhe Trump të kenë dhënë lejen për goditjen ndaj Rusisë, por kemi një fakt që djali i madh Trump dhe Grenell kanë dalë kundër vendimi të Biden. Por unë shpresoj që Trump të ketë rënë dakord. Por deri tani Trump nuk ka një vizion ka etëm një deklaratë që për 24 orë mbyll luftën, por cilat janë kushtet nuk dihen. Nëse Trump vendos të mos japë armë Ukrainës, atëherë do të jetë favorizim për Ukrainën. Nëse Rusia fiton në Ukrainë, vendet e para që do goditën janë Moldavia dhe Gjeorgjia, ndërsa në Ballkan do të jenë Bosnja dhe Kosova”, shtoi më tej Meçollari.

/abcnews.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme