Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga dega e partisë në Gjilan me temën ‘Aleanca për Ujin’.
Haradinaj ka shpalosur tri zgjidhje konkrete për furnizim me ujë në Gjilan, shkruan Arbresh.info.
“Uji është jetë, dhe sot në Gjilan po diskutojmë për të ardhmen e këtij resursi jetik për vendin tonë. Qytetarët e Kosovës meritojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pastër – pa njoftime se uji i këtij apo atij liqeni nuk është i pijshem, jo reduktime dhe pasiguri për nevojat bazike. Programi ynë parasheh investime madhore në shtatë diga të reja, nga Manastirica në Prizren deri në Desivojcë të Kamenicës. Për Gjilanin, kemi tre zgjidhje konkrete në studim: pendën në Moravën e Binçës, në Llapushnicë, apo në rrjedhën e Lepencit. Do të zgjedhim alternativën më të mirë, që i shërben qytetarëve për dekada”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka shtuar se sistemet e menaxhimit të ujërave atmosferike do të parandalojnë vërshimet dhe do të mundësojnë ripërdorimin e ujit për bujqësi dhe industri.
“Nuk mjafton vetëm furnizimi – duhet të mbrojmë edhe cilësinë e ujit. Impiantet e trajtimit të ujërave të ndotura në Prizren, Pejë dhe Gjakovë janë vetëm fillimi. Do të përshpejtojmë projektet në Mitrovicë, Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë, si dhe do të ndërtojmë impiante të reja në komunat më të vogla. Sistemet e menaxhimit të ujërave atmosferike do të parandalojnë vërshimet dhe do të mundësojnë ripërdorimin e ujit për bujqësi dhe industri”, është shprehur ai.
Haradinaj është zotuar se do të veprojnë me plan konkret për të ardhmen e sigurt të resurseve ujore.
“Ky vizion për menaxhimin e ujit nuk është thjesht një premtim – është garanci për zhvillim ekonomik, mbrojtje mjedisore dhe cilësi më të mirë jetese për çdo qytetar të Kosovës. Derisa të tjerët flasin, ne veprojmë me plan konkret për të ardhmen e sigurt të resurseve tona ujore”, ka përfunduar Haradinaj./Arbresh.info/
“Muli” pas ndeshjes me Lituaninë: Emocion i papë...
1 mijë ditë luftë Rusi – Ukrainë, Osmani: Fitorja e Ukrainës...
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit
Borell: Thirrjet për një luftë bërthamore, të papërgjegjshme
Nagavci: 444 investime në përmirësimin e infrastrukturës në ...
Zinxhiri i Edit kthehet në temë diskutimi: A është ari dhe s...