Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka dhënë pëlqimin për bartjen e dy pronave të ndërmarrjes shoqërore “Jedinstvo” për nevoja të Ministrisë së Shëndetësisë, për përdorim si depo qendrore të barnave.
Sipas njoftimit, ky vendim është në përputhje me vendimin përfundimtar të Qeverisë së Republikës së Kosovës për shpronësim të datës 24 korrik 2024, shkruan Arbresh.info.
“Gjatë mbledhjes, Bordi i AKP-së aprovoi Raportin e Komisionit Vlerësues të menaxhmentit të AKP-së, i cili paraqiti progresin gjatë periudhës së tremujorit të tretë të vitit 2024. Po ashtu, u miratuan listat përfundimtare të punëtorëve që do të përfitojnë 20%-in e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i 10 ndërmarrjeve shoqërore ose aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, përkatësisht: NSh “Peko” Mitrovicë; NSh KB “Novobrda” Gjilan; NSh KB “Baran” Pejë; NSh KB “Bujku” Prishtinë; NSh “Përparimi” Prishtinë; NSh “Enti për Përparimin e Amvisërisë” Prishtinë; NSh “Centrotekstil” Prishtinë; NSh “Stacioni i Veterinarisë” Gjakovë dhe NSh “Shipad” Prishtinë”, thuhet në njoftimin e AKP-së.
Bordi shqyrtoi dhe miratoi Raportet rekomanduese të Divizionit të Shitjes Direkte, ku u miratuan 20 raste që plotësojnë kriteret për trajtim sipas procedurës së shitjes dhe u refuzuan 13 raste të tjera./Arbresh.info/
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...