Në person 28-vjeçar u ekzekutua gjatë mesnatës në zonën e Xhamllikut në Tiranë.
A2 CNN meson se ai është qëlluar me breshëri plumbash sapo ka dalë nga një lokal rreth orës 01:40.
I riu humbi jetën në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërkohë në zonën e Farkës është gjetur edhe një makinë e djegur, e cila dyshohet se u përket autorëve.
Mësohet se viktima Klaudio Prendi është djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi.
Fran Prendi ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në ish-Gjykatën për Krimet e Rënda prej vitit 2006, detyre që e vijoi për një vit edhe në Gjykatën e Posaçme. Në nëntor 2020 ai u largua nga sistemi i drejtësisë me dorëheqje, pa kaluar në filtrat e vetingut.
Firmën e tij si kryesues e mbajnë dhjetëra vendime gjyqësore, mes të cilave ai ndaj Emiliano Shullazit dhe grupit të tij në vitin 2018, si edhe ndaj Salvatore Lettizias, një anëtar i Camorras italiane, për masakrën me tre viktima në bulevardin “Zogu I” në vitin 2015.
LEXO EDHE:
Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal ndaj Pecit e...
Gërvalla deklarohet e pafajshme për mosdeklarim të pasurisë
Kryeministri Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të ...
Nis prezantimi i Studimit të Rinisë 2024,nga Fondacioni Frie...
Edi Rama ndan foto nga Unaza Verilindore e Tiranës
Murtezaj për dixhitalizimin e arkave fiskale: Progresi i rad...