Kosova dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë Memorandumin e Mirëkuptimit në sektorin e energjisë

20:21 | 18 Nëntor 2024
E.G

Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli dhe Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale e Maqedonisë së Veriut, Sanja Bozinovska, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit në sektorin e energjisë.

Sipas njoftimit, qëllimi i nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit në sektorin e energjisë është rritja e sigurisë, përballueshmërisë e qëndrueshmërisë energjetike, ku bashkëpunimi rajonal është kyç, shkruan Arbresh.info.

Po ashtu, marrëveshja parasheh, ndër të tjera, iniciativa të përbashkëta në projekte të BRE-ve, si dhe mundësitë e shkëmbimit ndër-shtetëror të energjisë dhe ekspertizës teknike mes ndërmarrjeve tona publike të energjisë./Arbresh.info/

Të ngjashme