Përballja Kosovë – Rumani ka prodhuar dramë e situata të pakëndshme në këto katër përballjet e fundit.
Njësoj ishte edhe sfida e fundit e cila u zhvillua ditën e premte në kryeqytetin rumun, Bukuresht, shkruan Arbresh.info.
Ajo sfidë u mbyll para kohe pasi filluan thirrjet e tifozëve rumun, “Serbi Serbi”, të cilat nuk i toleroi më kapiteni dardan, Amir Rrahmani.
Ai mori ekipën dhe u largua drejt dhomave të zhveshjeve për të mos u kthyer më përkundër insistimeve nga gjyqtarët.
Kjo nuk iu ka pëlqyer aspak drejtuesve rumun të cilët thanë se do të kërkojnë nga UEFA e FIFA që të mos përballen më me “Dardanët”.
“Mendoj se tani e tutje nuk do të biem në asnjë grup me ta në shorte. Nga këndvështrimi im, do të ishte më mirë të mos luanim më me Kosovën. Ne nuk kemi asnjë problem me ta. Unë isha atje, luajta, asgjë nuk ndodhi. Ata erdhën te ne dhe dy herë u larguan nga fusha. Në ndeshjen e parë kishte disa pankarta, tani jo. Duke qenë një çështje delikate politike, të gjithë shfrytëzojnë në maksimum rrethanat përkatëse. UEFA do t’i dëgjoj të gjitha palët e përfshira dhe mendoj se këtë kërkesë do ta bëjnë edhe në Kosovë ‘në të ardhmen të mos na vendosin me një grup me Rumaninë’”, ka thënë Aurel Ticleanu për “gsp.ro”, i cili është nënkryetar i Komisionit Teknik të Federatës Rumune të Futbollit.
Kujtojmë se mbrëmjen e sotme sikurse Kosova ashtu edhe Rumania do t’i luajnë ndeshjet e fundit këtë edicion në Ligën e Kombeve.
Kosova e mbyll me fitore ndaj Lituanisë kampanjën në Ligën e...
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads