Rafuna: Partneriteti me Dubain për rritjen e investimeve strategjike

18:23 | 18 Nëntor 2024
E.G

Oda Ekonomike e Dubait dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një ‘Memorandum Mirëkuptimi’ për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të parë mundësi të reja biznesi midis Dubait dhe Kosovës.

Përmes një njoftimi për medie bëhet e ditur se ky memorandum i nënshkruar nga Mohammad Ali Rashed Lootah, kryetar i Odës Ekonomike të Dubait, dhe Lulzim Rafuna, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, do të hapë rrugën për rritjen e tregtisë, investimeve dhe partneriteteve strategjike.

“Ky partneritet me Dubain i ofron bizneseve të Kosovës një derë të rëndësishme drejt tregjeve globale, duke sjellë mundësi rritjeje për të dyja rajonet”, tha Rafuna.

“Bashkëpunimi ynë me Kosovën reflekton përkushtimin e Dubait për të zgjeruar lidhjet me tregjet dinamike në zhvillim sikurse është Kosova”, u shpreh Lootah.

Tutje bëhet e ditur se kjo marrëveshje përfshin nisma për të mbështetur hyrjen në treg, organizimin e misioneve tregtare dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e përbashkët në ngjarjet kryesore të biznesit, duke hapur rrugë të reja për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.

Të ngjashme