Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim ish kryebashkiakun e Bogotas, Enrique Penalosa, të cilit i dhuroi Çelësin e Qytetit. Penalosa është i njohur për transformimin e qytetit të Bogotas gjatë kohës që mbajti postin e krye bashkiakut dhe ndodhet në Tiranë për të promovuar librin e tij të përkthyer në shqip “Një qytet për të gjithë”.
Veliaj tha se Penalosa ka frymëzuar shumë kryetarë bashkish në botë për të transformuar qytetet në hapësira më të jetueshme për qytetarët.
“Ai ka frymëzuar jo vetëm transformimin e Bogotas, por edhe një pafundësi kryetarë bashkish, punonjës të qyteteve, urbanistë, arkitektë, aktivistë, për të pasur një qytet që funksionon për njerëzit, që u jep prioritet fëmijëve, ku si ai që është me biçikletë, si ai që është me autobus, si ai që është me makinë, të ndihen të barabartë në demokracinë e rrugës. Për ne ka qenë një privilegj ta ndjekim nga larg punën e tij, por është një kënaqësi e jashtëzakonshme ta kemi sot në Tiranë për librin e tij. Në shenjë mirënjohje, respekti, falënderimi për gjithë këtë frymëzim të jashtëzakonshëm të transformimit të qyteteve, duam që t’iu nderojmë me Çelësin e Qytetit të Tiranës”, deklaroi Veliaj.
Nga ana e tij, Penalosa falënderoi kryebashkiakun Veliaj për vlerësimin dhe e inkurajoi atë për më shumë suksese në dhënien e shembullit të mirë të Tiranës edhe për qytetet e tjera të Ballkanit.
“Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur që marr “Çelësin e Tiranës” nga z. Veliaj, i cili është shndërruar në një lider ndërkombëtar në bërjen e qyteteve më njerëzore dhe më të mira. Dua t’ju falenderoj edhe për promovimin e librit tim, i publikuar së fundmi në shqip. Edhe më parë e kam admiruar atë çfarë Erioni ka bërë në Tiranë. Shumë faleminderit dhe të uroj shumë e më shumë sukses në të bërin e Tiranës një shembull për kaq shumë qytete në Ballkan dhe në botë”, theksoi ai.
Peñalosa ndodhet në Tiranë për prezantimin e librit të tij “Një qytet për të gjithë”, në të cilin ai propozon se një qytet i drejtë dhe i barabartë ndërton integrimin social dhe legjitimitetin. Ky libër i cili vjen i përkthyer në gjuhën shqipe, shërben si një manual se si të arrihet një qytet i drejte, ku askush të mos ndihet inferior apo i përjashtuar.
/rtsh.al/
Rikthehet historia me Atillën, Drenusha: Nuk kam ardhur të l...
Haradinaj për asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes do...
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje...
Abdixhiku: Ndryshimi po vjen, ata që mashtrojnë nuk do të sh...
Bluesky me një qasje që do ta ndryshojë nga X dhe Threads
Të përfshirë në trafikimin e emigrantëve, ndalohen 3 punonjë...