Google ADS

Sherr mes 3 të miturve pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë, ndërron jetë 14 vjeçari

17:19 | 18 Nëntor 2024
E.G

Një 14-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një konflikti me dy bashkëmoshatarë të tij, pak metra larg ambienteve të shkollës “Fan Noli”.

Sipas informacioneve paraprake, policia bën me dije se 14-vjeçari humbi jetën nga dëmtimet e marra gjatë konfliktit, ndërsa një prej bashkëmoshatarëve të tij ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, blutë e kryeqytetit kanë shoqëruar në spital njërin nga autorët e dyshuar.

“Më datë 18.11.2024, rreth orës 13:10, në rrugën “Qema Stafa”, rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli” janë konfliktuar 3 shtetas të moshës 14 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra gjatë konfliktit, ka ndërruar jetë njëri prej tyre ndërsa tjetri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar njëri nga autorët e dyshuar, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme