Google ADS

Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është destinacioni që duhet vizituar për vitin 2025

16:14 | 18 Nëntor 2024
E.G

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Mirela Kumbaro Furxhi ka ndarë një artikull të gjigantit mediatik Condé Nast Traveller i cili e vlerëson Shqipërinë si destinacionin që duhet vizituar për vitin 2025.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo tha se përshkrimi për Shqipërinë premtojnë për një tjetër sezon fantastik turistik ende pa e mbyllur këtë vit turistik, shkruan Arbresh.info.

“Shqipëria në syrin e gjigantit mediatik Condé Nast Traveller është DESTINACIONI QË DUHET VIZITUAR PËR VITIN 2025 Ende nuk e kemi mbyllur këtë vit turistik, ndërkohë që vazhdon promovimi ndërkombëtar duke e bërë pjesë Shqipërinë në listën e sugjerimeve për lexuesit e #CondéNastTraveller përmes përshkrimeve të peizazheve të larmishme, plazheve kristal të rivierës, alpeve madhështore  dhe siteve UNESCO , ku së bashku me aeroportin e ri të Vlorës  dhe hotelet e brandeve ndërkombëtare me pesë yje premtojnë për një tjetër sezon fantastik turistik”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme