Sot doli nga shtypi numri 11-të i revistës shkencore – kulturore “HIKMET.
Në këtë numër mund të lexoni shkrimet si në vijim:
• FeimGashi& Ali Ayten
Një studim komparativ mbi faljen dhe kënaqësinë e jetës
A Comparative Study on Forgiveness and Life Satisfaction
• Ardian Gola
Ndarja patologjike e punës dhe trajtat e manifestimit të saj sipas Durkheim-it
Pathological forms of social division of labour according to Durkheim
• SeadZimeri
Islami: si mundi të lindte pas Krishtërimit?
Islam: how could it have emerged after christianity?
• Tim Fitzgerald
Rikonceptimi i fesë: Një kritikë filozofike për studimet fetare si studime kulturore
Reconceptualising Religion : A Philosophical Critique of Religious Studies as Cultural Studies
• HuseinRizai
Fundamentalizmi në kuadër të kontekstit modernsit dhe Lindja e Mesme
Fundamentalism in the modern context and the Middle East
• Alban Dobruna
Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “UDHA E S’ VERTETËS”
The treatment of religion by Imam Kadri Pristina in the journal “ The Way Of Truth”
• Abdullah Hamiti
Figurat e Pejgamberëve në literaturën Alhamiado shqiptare në përqasje me tregimet në Kur’an
Figures of Prophets in Albanian alhamiado literature in comparison with the stories in the Qur’an
• MetinIzeti
Ngjyrat në perspektivën semiotike të Kur’anit
Colors in semiotic perspective of the Qur’an
• NuredinAhmeti
Ndihmesa e Institutit Albanologjik në fushën e osmanistikës
Contribution of the Albanology Institute in the field of old Turkish (Ottoman) language
• TatjanaKatić
Osmanizimi i qytetit mesjetar të Prizrenit në shek. XV dhe XVI
• ZeqijeXhafçe
Konceptet gjuhësore të Sami Frashër-it në veprën “Usul-i tenkit ve tertib” në përqasje me të tjerët
Sami Frashëri-së language concepts in “Usul-i tenkit ve tertib” in comparison with others
• Peter Bartldhe Martin Camajpërvdekjen e Hasan Kaleshit
Kritikë & Recensione
Më poshtë po ju prezantojmë fjalën e redaksisë me rastin e botimit të numrit të 11-të:
Të nderuarë lexues
Keni në dorë numrin 11-të të revistës shkencore-kulturore Hikmet. Nga ky numër e tutje, redaksia e revistës mori vendim që përvec shkrimeve shkencore të botojë edhe shkrime kulturore nga fusha të ndryshme. Prandaj dhe nga ky numër, revista do të identifikohet ‘revista shkencore-kulturore Hikmet’. Edhe në këtë numër jemi përpjekur të sjellim punime dhe shkrime shkencore – kulturore nga fushat orientalistikës, islamistikës dhe kulturologjisë. Në punimin e parë me titull “Studim krahasues mbi faljen dhe kënaqësinë e jetës”, autorët Feim Gashi dhe Ali Ayten trajtojnë ndjenjën e faljes dhe kënaqësisë me një qasje krahasimtare. Ky studim na ndihmon që të kemi njohuri shkencore rreth faljes dhe kënaqësisë së jetës. Më pastaj sjellim punimin e Ardian Golës “Format patologjike të ndarjes shoqërore të punës sipas Durkheim-it” në të cilin autori mëton të analizojë format patologjike të ndarjes shoqërore të punës sipas sociologut francez David Émile Durkheim. Në vazhdim kemi shkrimin e Sead Zimerit “Islami: si mundi të lindte pas Krishtërimit?”, një qasje e re kjo për leximet bashkëkohore të teologjisë myslimane. Shkrimi në fjalëpropozon qasje për leximin politik të Islamit me një qasje të Sllavoj Zhizhekut, filozofit slloven. Në vazhdim të këtij shkrimi, sjellim artikullin “Rikonceptimi i fesë: Një kritikë filozofike për studimet fetare si studime kulturore”, në të cilin autori Tim Fitzgerald nga Universiteti Aichigakuin ia bënë një kritikë të thuktë filozofike studimeve fetare si studime kulturore. Më pastaj kemi shkrimin analitik “Fundamentalizmi në kuadër të kontekstit modernist dhe Lindja e Mesme” në të cilin Husein Rizai analizon fenomenin e fundamentalizmit në kontekstin modernist të rjaonit të Lindjes së Mesme. “Trajtimi i religjionit nga Hoxhë Kadri Prishtina në revistën “UDHA E S’ VERTETËS” titullohet artikulli i Alban Dobrunës, ku trajtohen mendimet e fesë të Hoxhë Kadri Prishtinës të cilat i ka shprehur në revistën ‘Udha e s’vërtetës’.
Pas tij kemi sjellë punimin shkencor të Abdullah Hamitit me titull “Figurat e Pejgamberëve në literaturën Alhamiado shqiptare në përqasje me tregimet në Kur’an”, ku mund të lexojmë reflektimet e figurave të pejgamberëve në letërsinë shqipe të traditës islame. Në vazhdim të tij, kemi shkrimin e Metin Izetit “Ngjyrat në perspektivën semiotike të Kur’anit” ku analizohet roli i ngjyrave në jetën e njeriut por sipas këndvëshrimit të Kur’anit.
Punimi tjetër titullohet “Ndihmesa e Institutit Albanologjik në fushën e osmanistikës”, në të cilin Nuridin Ahmeti për lexuesin sjellë kontributet e Institutit Albanologjik në fushën e studimeve të osmanistikës. Menjëherë pas tij mund të lexoni punimin “Osmanizimi i qytetit mesjetar të Prizrenit në shek. XV dhe XVI” të studiueses Tatjana Katić nga Instituti i historisë në Beograd. Në vazhdim kemi shkrimin “Konceptet gjuhësore të Sami Frashër-it në veprën “Usul-i tenkit ve tertib” në përqasje me të tjerët”, të Zeqije Xhafçe, i cii shtjellon mendimet e Sami Frashërit për gjuhën.
Në fund mund të lexoni dy shkrime “In Memoriam” për Hasan Kaleshin të shkruara nga Peter Bartl, studiues gjerman dhe Martin Camaj, studiues dhe shkrimtar shqiptar. Si zakonisht, krejt në fund kemi edhe disa shkrime me kritikë dhe recensione të librave më të rinj.
E ndjejmë obligim të falemnderojmë bashkëpunëtorët dhe anëtarët e redaksisë të revistës shkencore- kulturore Hikmet, të cilët po vazhdojnë të japin kontributet e tyre në shkencë dhe kulturë, dhe shpresojmë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen.
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...