Kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, ka potencuar se vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik ndërmjet shtetit që ai udhëheq dhe Kosovës do të arrijë shifrën prej gjysmë miliardë euro.
“Vitin e ardhshëm bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliardë euro, duke përfshirë tregtinë në mes dy vendeve tona. Në vitet që pasojmë, do të punësojmë në drejtim që bashkëpunimi ekonomik të jetë akoma më i madh, meqenëse kjo do të na sjellë përfitime për dy vendet”, ka thënë ai.
Mickoski ka potencuar se marrëveshjet që priten të nënshkruhen sot gjatë ditës do të jenë nga fushat energjetike, kufitare dhe ekonomike.
“Do të jem i lumtur nëse për disa javë prej sot, të kemi një pikë të kalimit kufitar, ku qytetarët do të ndalen në një pikë kalimi dhe jo në dy. Në këtë mënyrë s’do të ketë rrëmuja në kufi dhe do të përshpejtohet transferi i qytetarëve”, ka thënë ai./rtk
‘Famën që e ka jashtë është katastrofë’, ja çfarë thotë Xhen...
100 mijë euro këshilltarit, nënkryetari i të rinjve të AAK-s...
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...