Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten nga ministrat kosovarë

10:56 | 18 Nëntor 2024
L G

Me ceremoni të lartë shtetërore, ministrat e Qeverisë së Kosovës kanë pritur homologët e tyre nga Maqedonia e Veriut.

Të dy Qeveritë sot do të mbajnë mbledhje të përbashkët, e që është e dyta me radhë, raporton Arbresh.info.

Në krye me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, disa nga ministrat e pranishëm janë: Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i Bujqësisë, Faton Peci, e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i Shëndetësisë, Arben Vitia, e Ekonomise Artane Rizvanolli, e Arsimit Arberie Nagavci, i Financave Hekuran Murati, i Komunitetit Nenad Rashiq e minista të tjerë.

Në këtë mbledhje, pritet të ketë takime mes homologëve të dy qeverive ndërsa pritet edhe të zhvillohen takime ndërqeveritare.

Po ashtu do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje./Arbresh.info/

Të ngjashme