Pjesa e para të ditës në Shqipëri do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në pjesën më të madhe të vendit, ku më të theksuara vranësirat do të jenë përgjatë shtrirjes lindore.
Parashikohet që gjatë pasdites, vranësirat dhe lagështira në ajër të shtohen gradualisht në të gjithë territorin e vendit por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Elbasanit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë mbi 38 km/h nga drejtimi Juglindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë./abcnews.al
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me sigur...
Delegacioni i Maqedonisë së Veriut arrin në Kosovë, priten n...
Fitore Pacolli kapet keq me komentues për grantin 100 mijë e...
Po voziste nën ndikim të alkoolit, gjobitet shoferi në Gjila...
Gjendet pa shenja jete në banjën e një shtëpie një grua në F...